Si të shpjegojmë bindjet tona për 1914-n?
Shkrimet na inkurajojnë të jemi ‘gati për të mbrojtur’ bindjet tona, por «me frymë butësie dhe me respekt të thellë». (1 Pjet. 3:15) Të themi të drejtën, nuk është e lehtë të shpjegosh disa të vërteta biblike të thella, si për shembull nga e dimë se Mbretëria filloi të qeveriste në vitin 1914. Për të na ndihmuar, është përgatitur një seri me dy pjesë me titull «Bisedë me një të interesuar—Kur filloi të qeveriste Mbretëria e Perëndisë?» Këta artikuj gjenden te revista Kulla e Rojës që do të ofrojmë në shërbim gjatë muajve tetor-nëntor. Ndërsa i shqyrtoni, përgjigjjuni pyetjeve të mëposhtme në lidhje me metodën që përdor Kujtimi, lajmëtari në këtë rast.
Si . . .
i përdori lavdërimet për të vendosur një bazë të përbashkët?—Vep. 17:22.
shfaqi përulësi kur shpjegoi bindjet e tij?—Vep. 14:15.
Pse ishte mirë që . . .
herë pas here bënte një përmbledhje para se të vazhdonte më tej?
herë pas here ndalonte dhe e pyeste të zotin e shtëpisë nëse kuptonte gjithçka që kishte shpjeguar deri në atë pikë?
nuk i dha tepër informacione vetëm në një bisedë?—Gjoni 16:12.
Sa mirënjohës i jemi Jehovait, ‘Mësuesit tonë të Madh’, që na mëson si t’u shpjegojmë të vërteta të thella njerëzve që kanë etje për to!—Isa. 30:20.