Prezantime model
Për të filluar studime biblike të shtunën e parë të shtatorit
«Shumë njerëz besojnë tek engjëjt. Po ju? [Presim përgjigje.] Engjëjt janë krijesa të padukshme shumë të fuqishme, por a mund të na ndihmojnë? Bibla tregon çfarë bëjnë sot engjëjt në favor të njerëzimit.» I tregojmë faqen e fundit të Kullës së Rojës të 1 shtatorit dhe shqyrtojmë materialin poshtë pyetjes së parë dhe të paktën një nga shkrimet e përmendura. I ofrojmë revistat dhe lëmë takim për të folur për pyetjen vijuese.
Kulla e Rojës 1 shtator
«Sot njerëzit po e shkatërrojnë tokën. Si mendoni, a ka akoma shpresë që toka të shpëtohet? [Presim përgjigje.] Edhe pse njerëzit nuk janë në gjendje të riparojnë dëmin që i kanë shkaktuar tokës, Bibla thotë se Perëndia mund dhe dëshiron ta bëjë këtë. Psalmi 65:9 na jep këtë siguri. [E lexojmë.] Ky numër i Kullës së Rojës tregon si do të kujdeset Perëndia për tokën dhe si mund t’i gëzojmë ne këto bekime në të ardhmen. Kjo revistë është për ju.»
Zgjohuni! shtator
«Shumë veta ndihen tepër të ngarkuar me punë sepse u kërkohet gjithnjë e më shumë. Specialistët thonë se mbingarkesa në punë mund të çojë në sfilitje, që shkakton dëm fizik dhe emocional. Çfarë mund ta ndihmojë dikë të bëjë një jetë të ekuilibruar? [Presim përgjigje.] Ky është një varg që të vë në mendime. [Lexojmë Eklisiastiun 4:6.] Kjo revistë tregon katër gjëra praktike që mund të bëjmë për të përballuar sfilitjen në vendin e punës.»