Si të mprehim aftësitë në shërbim?—Të nisim biseda që të japim dëshmi joformale
Pse ka rëndësi? Shpesh, kur marrim pjesë në shërbimin shtëpi më shtëpi vërejmë se shumë njerëz nuk janë aty. Gjithsesi, mund t’i takojmë kur përdorim transportin publik, kur presim në ndonjë klinikë, kur bëjmë pushimin në punë ose në shkollë e kështu me radhë. Vullneti i Jehovait është që çdo njeri të ketë mundësi të dëgjojë mesazhin e Mbretërisë. (1 Tim. 2:3, 4) Shumë herë, duhet të marrim iniciativën për të nisur një bisedë me synimin që të dëshmojmë.
Gjatë muajit provo këtë:
Çdo javë përpiqu të fillosh të paktën një bisedë me synimin për të dhënë dëshmi joformale.