Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 30 qershor 2014.
Pse është kaq i rëndësishëm parimi te Dalja 23:2 kur zgjedhim zbavitjen dhe dëfrimin? [5 maj, w11 15/7 f. 10-11 p. 3-7]
Sa i rëndësishëm ishte urdhërimi që u kërkonte prifërinjve të laheshin para se t’i ofronin Jehovait flijime, dhe pse është një përkujtues i fortë për shërbëtorët e Perëndisë sot? (Dal. 30:18-21) [19 maj, w96 1/7 f. 9 p. 9]
Pse Aaroni nuk u ndëshkua që bëri viçin e artë? (Dal. 32:1-8, 25-35) [19 maj, w04 15/3 f. 27 p. 4]
Si lidhet pikëpamja e krishterë për martesën me ligjin që u dha Perëndia izraelitëve, i cili i ndalonte të martoheshin me të huaj? (Dal. 34:12-16) [26 maj, w12 1/7 f. 29 p. 2, 3, 6; w89 1/11 f. 20-21 p. 11-13, angl.]
Pse përvoja e Bezalelit dhe Oholiabit është veçanërisht inkurajuese për ne? (Dal. 35:30-35) [26 maj, w10 15/9 f. 10 p. 13]
Si shërbente si përkujtues ‘shenja e shenjtë e kushtimit’ te çallma që vishte kryeprifti, dhe çfarë na mëson kjo shenjë për kushtimin? (Dal. 39:30) [2 qersh., w01 1/2 f. 14 p. 2, 3]
Ç’përgjegjësi kanë të gjithë të krishterët kur bëhet fjalë për raportimin e një keqbërjeje të rëndë të një bashkëbesimtari? (Lev. 5:1) [9 qersh., w97 15/8 f. 27]
Ç’rol të rëndësishëm kishin flijimet në bashkësi në kohën e Izraelit dhe çfarë simbolizon për ne sot kjo masë? (Lev. 7:31-33) [16 qersh., w12 15/1 f. 19 p. 11, 12]
Ç’mund të ketë përfshirë mëkati i bijve të Aaronit, Nadabit dhe Abihut, dhe çfarë mësimi nxjerrim nga kjo ngjarje? (Lev. 10:1, 2, 9) [23 qersh., w04 15/5 f. 22 p. 6-8]
Pse një grua bëhej «e papastër» kur lindte fëmijë? (Lev. 12:2, 5) [23 qersh., w04 15/5 f. 23 p. 2]