Njoftime
Literatura që do të ofrohet në shkurt: një nga broshurat Të kesh vërtet besim—Çelësi për një jetë të lumtur, Një lajm i mirë nga Perëndia, Dëgjoje Perëndinë që të jetosh përgjithmonë, Bibla: Cili është mesazhi i saj? ose Ti mund të jesh miku i Perëndisë. Përpiquni të filloni një studim biblik me ndonjërën prej tyre. Mars dhe prill: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur të bëni rivizita, përpiquni të filloni një studim biblik me librin Çfarë mëson vërtet Bibla? ose me ndonjë broshurë të përshtatshme. Maj: librin Çfarë mëson vërtet Bibla? ose një nga fletushkat: A mund t’i besosh Biblës?, Si do të jetë e ardhmja?, Ç’duhet të kesh që familja jote të jetë e lumtur?, Kush e sundon sot botën? ose A do të kemi gjithmonë vuajtje?
Fjalimi publik special për periudhën e Përkujtimit të vitit 2014 do të ketë titullin «Pse e lejon ligësinë Perëndia i dashur?»
Nëse në të ardhmen kongregacionet do të autorizohen të marrin pjesë në dëshminë në vende publike me tryeza ose stenda, lajmëtarët nuk duhet të vënë Bibla në stendë. Megjithatë, mund të kenë Bibla në dispozicion për t’ua dhënë atyre që i kërkojnë ose që tregojnë interes të sinqertë për të vërtetën.