Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 24 shkurt 2014.
Ku arriti Satanai ta përqendronte Evën dhe çfarë tregoi ajo duke ngrënë nga pema e ndaluar? (Zan. 3:6) [6 jan., w11 15/5 f. 16 p. 5]
Si mund ta ketë zhvilluar Abeli besimin e fortë dhe çfarë solli kjo si pasojë? (Zan. 4:4, 5; Hebr. 11:4) [6 jan., w13 1/1 f. 12 p. 3; f. 14 p. 4-5]
Si mund t’i mbrojnë prindërit fëmijët që të mos admirojnë «të fuqishmit» dhe ‘burrat me famë’ të kësaj bote? (Zan. 6:4) [13 jan., w13 1/4 f. 13 p. 2]
Ç’mund të mësojmë nga tregimi për Lotin dhe gruan e tij i dokumentuar te Zanafilla 19:14-17, 26? [27 jan., w03 1/1 f. 16 p. 20]
Si e tregoi Abrahami se kishte besim te ringjallja dhe te premtimi i Jehovait që përmes Isakut do të vinte një pasardhës? (Zan. 22:1-18) [3 shkurt, w09 1/2 f. 18 p. 4]
Ç’të vërteta të rëndësishme mësojmë nga profecia e dokumentuar te Zanafilla 25:23, që thotë se «më i madhi do t’i shërbejë më të voglit»? [10 shkurt, w03 15/10 f. 29 p. 2]
Ç’domethënie kishte ëndrra e Jakobit në lidhje me atë që disa përkthime e quajnë shkallë? (Zan. 28:12, 13) [10 shkurt, w04 15/1 f. 28 p. 6]
Pse ishte kaq në ankth Labani derisa t’i merrte përsëri idhujt e shtëpisë? (Zan. 31:30-35) [17 shkurt, w04 1/6 f. 29 p. 2; it-2-E f. 186 p. 2]
Çfarë mësojmë nga përgjigjja që i dha engjëlli Jakobit te Zanafilla 32:29? [24 shkurt, w13 1/8 f. 10]
Cila është një mënyrë se si mund të shmangim pasojat që vuajti Dina? (Zan. 34:1, 2) [24 shkurt, w01 1/8 f. 20-21]