Gëzoni gjatë periudhës së Përkujtimit
1. Cila është një mënyrë për t’u ndier më të gëzuar gjatë periudhës së Përkujtimit?
1 A doni të ndiheni më të gëzuar gjatë marsit, prillit dhe majit? Një mënyrë si ta arrini këtë, është duke zgjeruar shërbimin dhe, nëse është e mundur, të bëheni pionierë ndihmës. Si do t’jua shtojë gëzimin kjo?
2. Si do të provojmë më shumë gëzim nëse zgjerojmë shërbimin?
2 Të shtojmë gëzimin: Jehovai na krijoi me aftësinë për të provuar gëzim e kënaqësi kur e adhurojmë, pasi plotësojmë nevojën frymore me të cilën kemi lindur. (Mat. 5:3) Veç kësaj, na krijoi në mënyrë të tillë që të gjejmë lumturi kur u japim të tjerëve. (Vep. 20:35) Shërbimi na jep mundësi t’i bëjmë të dyja, edhe të adhurojmë Perëndinë, edhe të ndihmojmë njerëzit. Kuptohet, nëse marrim pjesë më shumë në shërbim do të ndihemi më të gëzuar. Për më tepër, sa më shumë predikojmë, aq më të aftë bëhemi në shërbim. Nëse bëhemi më të aftë, do të kemi më tepër siguri dhe më pak ankth. Do të kemi më shumë raste për të dëshmuar e për të filluar studime biblike. Të gjitha këto e bëjnë shërbimin më të gëzueshëm.
3. Pse marsi dhe prilli janë muaj veçanërisht të përshtatshëm për të shërbyer si pionierë ndihmës?
3 Veçanërisht marsi dhe prilli janë muaj të përshtatshëm për të shërbyer si pionierë ndihmës, sepse mund të zgjedhim mes kuotës prej 30 orësh dhe asaj prej 50 orësh. Gjithashtu, nga e shtuna më 22 mars deri të hënën më 14 prill, data e Përkujtimit, do të marrim pjesë në një fushatë të gëzueshme për të ftuar njerëzit në Përkujtim. Kongregacionet do të jenë plot entuziazëm, pasi shumë do të shërbejnë «sup më sup» që të mbulojnë territorin sa më shumë të jetë e mundur gjatë kohës së caktuar.—Sof. 3:9.
4. Ç’duhet të bëjmë nëse duam të shërbejmë si pionierë ndihmës?
4 Të përgatitemi që tani: Nëse s’e keni bërë akoma, ndaluni pak dhe rishikoni programin. Mendoni çfarë rregullimesh mund të bëni që ta zgjeroni shërbimin për një ose më shumë muaj. Lutuni për këtë. (Jak. 1:5) Bisedojeni me familjen dhe të tjerët në kongregacion. (Prov. 15:22) Ndoshta do të shihni se pavarësisht problemeve me shëndetin dhe programit të ngjeshur, edhe ju mund të provoni gëzimin që vjen kur shërbejmë si pionierë ndihmës.
5. Ç’do të sjellë zgjerimi i shërbimit gjatë periudhës së Përkujtimit?
5 Jehovai dëshiron që shërbëtorët e tij të jenë të gëzuar. (Psal. 32:11) Nëse përpiqemi të zgjerojmë shërbimin gjatë periudhës së Përkujtimit, do të ndihemi më të gëzuar jo vetëm ne, por edhe Ati ynë qiellor.—Prov. 23:24; 27:11.