Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në janar dhe shkurt: një nga broshurat Të kesh vërtet besim—Çelësi për një jetë të lumtur; Një lajm i mirë nga Perëndia; Dëgjoje Perëndinë që të jetosh përgjithmonë; Bibla: Cili është mesazhi i saj? ose Ti mund të jesh miku i Perëndisë. Përpiquni të filloni një studim biblik me ndonjërën prej tyre. Mars dhe prill: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur të bëni rivizita, prezantojini librin Çfarë mëson vërtet Bibla? ose, në varësi të nevojave të personit, prezantojini një nga broshurat Një lajm i mirë nga Perëndia ose Të kesh vërtet besim—Çelësi për një jetë të lumtur. Përpiquni të filloni një studim biblik.
◼ Kongregacionet në Shqipëri dhe në Kosovë duhet të marrin masa që në rastin e Përkujtimit, më 14 prill 2014, simbolet të kalohen pas perëndimit të diellit, domethënë pas orës 19.25. Fjalimi mund të fillojë pak më herët. Çdo kongregacion duhet të përpiqet ta mbajë më vete Përkujtimin. Nëse disa kongregacione përdorin të njëjtën Sallë Mbretërie, ndoshta disa prej tyre mund të sigurojnë një ambient tjetër. Nëse në të njëjtën Sallë mbahen dy Përkujtime, sugjerojmë që mes tyre të ketë një interval prej të paktën 40 minutash.