BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/13 f. 1
  • Si të përgatitim hyrje të efektshme?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si të përgatitim hyrje të efektshme?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • Material i ngjashëm
  • Si të mprehim aftësitë në shërbim?​—Të përgatitim fjalët hyrëse
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
km 12/13 f. 1

Si të përgatitim hyrje të efektshme?

1. Sa rëndësi kanë hyrjet e efektshme?

1 Ashtu si një aperitiv i shijshëm na hap oreksin për ushqimin, edhe një hyrje e mirë u hap udhën bisedave të bukura biblike. Hyrjet e efektshme mund të kenë gjatësi dhe përmbajtje të ndryshme, por, si ushqimi i shijshëm, ato gjithmonë duhet t’i mendojmë e t’i përgatitim që më përpara. (Prov. 15:28) Si është një hyrje e efektshme?

2. Si mund të përgatitim një hyrje interesante?

2 Zgjidhni tema interesante: Hyrjet duhet të ngjallin interes, përndryshe i zoti i shtëpisë mund t’i japë fund bisedës. Prandaj, kur përgatiteni, mendoni çfarë u intereson njerëzve në territor. A u pëlqen të flasin për një qeveri të mirë, për një jetë të lumtur familjare apo për fundin e luftërave? Në përgjithësi njerëzit kanë qejf të japin mendimin e tyre, ndaj përgatitni pyetje që i nxitin të mendojnë e të shprehin pikëpamjen. A mund të përdorni një nga hyrjet model te Shërbimi ynë i Mbretërisë dhe ta përshtatni për territorin tuaj? Pse të mos praktikoni herë pas here disa hyrje gjatë Adhurimit Familjar?

3. Si mund ta përshtatim hyrjen në varësi të kulturës dhe prejardhjes së njerëzve në territor?

3 Merrni parasysh kulturën dhe prejardhjen: Në disa vende, pritet që t’u tregojmë menjëherë arsyen e vizitës sonë. Në vende të tjera, konsiderohet mungesë edukate të mos i pyetësh se si janë pjesëtarët e familjes ose të mos u tregosh diçka për veten. Në disa zona, prejardhja e tyre fetare na lejon ta përmendim lirisht Biblën që në fillim të bisedës. (Vep. 2:14-17) Megjithatë, atje ku njerëzit nuk janë të krishterë ose nuk janë fare fetarë, mund të jetë më mirë ta përmendim Biblën kur i rivizitojmë e jo që herën e parë.​—Vep. 17:22-31.

4. Ç’vëmendje duhet t’u kushtojmë fjalëve të para të hyrjes?

4 Fjalët e para: Përgatitini me kujdes fjalët e para. Zakonisht, fjalitë e shkurtra e të thjeshta janë më të efektshme. Edhe mënyra si i themi ka shumë rëndësi. Jini entuziastë. Vishni një buzëqeshje të sinqertë e miqësore që pasqyron interesin për të zotin e shtëpisë. Këto sugjerime do të na ndihmojnë të përgatitim hyrje interesante që u hapin oreksin të tjerëve të hanë në «tryezën e Jehovait».​—1 Kor. 10:21.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo