Prezantime model
Për të filluar studime biblike të shtunën e parë të dhjetorit
«Shumë njerëz pyesin nëse Perëndia do të ndërhyjë për të zgjidhur problemet tona. Po të ndërhynte, çfarë do të doje të bënte?» Presim përgjigjen. I tregojmë faqen e fundit të revistës Kulla e Rojës të 1 dhjetorit ku shpjegohet me anë të kujt do të ndërhyjë Perëndia. Shqyrtojmë materialin poshtë pyetjes së parë e të paktën një nga shkrimet e përmendura. I ofrojmë revistat dhe lëmë takim të kthehemi për të parë përgjigjen e pyetjes tjetër.
Kulla e Rojës 1 dhjetor
«Jeta është bërë kaq e vrullshme sa është e vështirë të mendojmë për Perëndinë. Si mendoni, a ka rëndësi që Perëndia të jetë pjesë e jetës sonë? [Presim përgjigjen.] Në Predikimin e famshëm në Mal, Jezui tha se kemi nevojë të njohim Perëndinë që të jemi vërtet të lumtur. [Lexojmë Mateun 5:3.] Kjo revistë thekson tri arsye pse kemi nevojë për Perëndinë.»
Zgjohuni! dhjetor
«Shumë prej nesh i bazojmë opinionet në atë që lexojmë ose dëgjojmë në lajme. A mendoni se lajmet janë të sakta e të vërteta? [Presim përgjigjen.] Bibla na nxit të tregojmë kujdes e të mos besojmë çdo gjë që dëgjojmë. [Lexojmë Jobin 12:11.] Kjo revistë tregon disa këshilla si të peshojmë çka dëgjojmë e lexojmë.»