Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në gusht: broshurat Të kesh vërtet besim—Çelësi për një jetë të lumtur; Një lajm i mirë nga Perëndia dhe Dëgjoje Perëndinë që të jetosh përgjithmonë. Përpiquni të filloni një studim biblik. Shtator dhe tetor: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur bëni rivizita, ofroni librin Çfarë mëson Bibla për të filluar një studim biblik. Nëntor: një nga këto fletushka: A do të dish të vërtetën?; Së shpejti, të gjitha vuajtjet do të marrin fund! dhe A do të mbijetojë kjo botë?
◼ Duke nisur nga java që fillon më 28 tetor 2013, në Studimin e Biblës në Kongregacion do të trajtohet broshura Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot? Pasi të mbarojë broshura, duke nisur nga java që fillon më 6 janar 2014, do të trajtohet libri T’i afrohemi Jehovait. Kongregacionet që kanë nevojë për kopje të tjera të këtyre botimeve, duhet ta përfshijnë në kërkesën e ardhshme për literaturë.
◼ Duke filluar nga muaji shtator, fjalimi publik që do të mbajnë mbikëqyrësit qarkorë do të ketë titullin: «Si e mundin botën dashuria dhe besimi.»