Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 26 gusht 2013. Është përfshirë edhe java kur është programuar të trajtohet secila prej pikave që të mund të bëni kërkime çdo javë gjatë përgatitjes për në shkollë.
1. Ç’mësim të rëndësishëm nxjerrim nga fakti që mbreti Herod menjëherë pranoi nga njerëzit nderimin dhe lavdinë që nuk i takonte? (Vep. 12:21-23) [1 korr., w08 15/5 f. 32 par. 7]
2. Si nxjerrin dobi të rinjtë e krishterë kur shqyrtojnë dhe ndjekin shembullin e Timoteut? (Vep. 16:1, 2) [8 korr., w08 15/5 f. 32 par. 10]
3. Si e ndihmuan me dashuri Akuila dhe Prishila Apolin pasi e dëgjuan «të fliste me guxim» në sinagogën e Efesit? (Vep. 18:24-26) [15 korr., w10 15/6 f. 11 par. 4]
4. Mbi ç’bazë biblike Dëshmitarët e Jehovait mund të përdorin gjykatat vendase që të mbrojnë të drejtën për të predikuar? (Vep. 25:10-12) [22 korr., bt f. 198 par. 6]
5. Si vazhdoi Pavli të gjente mënyra për të predikuar edhe pse ishte i burgosur në Romë dhe si e ndjekin shërbëtorët e Jehovait shembullin e tij sot? (Vep. 28:17, 23, 30, 31) [29 korr., bt f. 215-216 par. 19-23]
6. Pse i dënon Bibla aktet homoseksuale si të panatyrshme dhe të ndyra? (Rom. 1:26, 27) [5 gusht, g 1/12 f. 28 par. 7]
7. Si mund të mbulonte ‘shpërblesa që pagoi Krishti Jezu mëkatet që ndodhën në të shkuarën’, para se ajo të paguhej në vitin 33 të e.s? (Rom. 3:24, 25) [5 gusht, w08 15/6 f. 29 par. 6]
8. Cilën masë të dashur ka marrë Jehovai kur gjendemi përballë situatave aq pështjelluese sa nuk dimë për çfarë të lutemi? (Rom. 8:26, 27) [12 gusht, w08 15/6 f. 30 par. 10]
9. Çfarë nënkupton këshilla «ndiqni udhën e mikpritjes»? (Rom. 12:13) [19 gusht, w09 15/10 f. 5-6 par. 12-13]
10. Si ‘vishemi me Zotërinë Jezu Krisht’ siç këshilloi Pavli? (Rom. 13:14) [26 gusht, w05 1/1 f. 11-12 par. 20-22]