Fjala e Perëndisë është e dobishme për të mësuar
1. Cila është tema e asamblesë qarkore për vitin e shërbimin 2014 dhe cila pyetje do të marrë përgjigje gjatë programit?
1 Mësuesi ynë i Madh’, Jehovai, është më i miri në univers. (Isa. 30:20, 21) Por, si na mëson Jehovai? Ai ka siguruar librin që është ku e ku më i mirë se çdo libër tjetër, pra Fjalën e Tij të frymëzuar, Biblën. Si na sjell dobi fizike, mendore, emocionale dhe frymore mësimi hyjnor? Përgjigjja e kësaj pyetjeje do të trajtohet në programin e asamblesë qarkore për vitin e shërbimit 2014. Tema e saj «Fjala e Perëndisë është e dobishme për të mësuar» bazohet te 2 Timoteut 3:16.
2. Përgjigjet e cilave pyetje do të theksojnë pikat kryesore të programit?
2 Kërkoni këto pika kryesore: Përgjigjet e pyetjeve të mëposhtme do të theksojnë pikat kryesore të programit.
• Si ndikon mësimi hyjnor në jetën tonë? (Isa. 48:17, 18)
• Për çfarë mund të jemi të sigurt nëse përpiqemi t’i ndryshojmë rrethanat tona që t’i shërbejmë në kohë të plotë Jehovait? (Mal. 3:10)
• Si duhet të reagojmë kur përballemi me ‘mësime të huaja’? (Hebr. 13:9)
• Si mund ta imitojmë ‘mënyrën se si mësonte’ Jezui? (Mat. 7:28, 29)
• Pse mësuesit në kongregacion duhet të mësojnë veten? (Rom. 2:21)
• Për çfarë është e dobishme Fjala e Perëndisë? (2 Tim. 3:16)
• Si ndikon ‘lëkundja’ e kombeve te njerëzit? (Hag. 2:6, 7)
• Ç’besim ka te ne Jehovai? (Efes. 5:1)
• Pse duhet të përpiqemi fort të qëndrojmë në mësimin e Jehovait? (Luka 13:24)
3. Pse është e rëndësishme të ndjekim e të dëgjojmë me kujdes këtë program të përgatitur tamam në kohën e duhur?
3 Pak para se të shkruante fjalët ku bazohet tema e kësaj asambleje, te 2 Timoteut kapitulli 3, Pavli përshkroi kohët kritike që do të karakterizonin ditët e fundit. Ai shkroi: «Njerëzit e ligj dhe mashtrues do të shkojnë keq e më keq, duke mashtruar e duke u mashtruar edhe vetë.» (2 Tim. 3:13) Që të mos mashtrohemi është shumë e rëndësishme të dëgjojmë e të zbatojmë mësimin hyjnor. Prandaj, le të jemi të vendosur të ndjekim e të dëgjojmë me kujdes këtë program të përgatitur tamam në kohën e duhur.