Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në korrik dhe gusht: broshurat Të kesh vërtet besim—Çelësi për një jetë të lumtur; Një lajm i mirë nga Perëndia dhe Dëgjoje Perëndinë që të jetosh përgjithmonë. Përpiquni të filloni një studim biblik. Shtator dhe tetor: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur bëni rivizita përdorni librin Çfarë mëson vërtet Bibla? për të filluar një studim biblik ose nëse janë më të përshtatshme, broshurat Një lajm i mirë nga Perëndia dhe Të kesh vërtet besim—Çelësi për një jetë të lumtur.