Prezantime model
Për të filluar studime biblike të shtunën e parë të qershorit
«Pothuajse të gjithë njerëzit me të cilët bisedojmë duan të ketë paqe në botë. Prapëseprapë, akoma kemi luftëra. Si mendoni, pse është kaq e paarritshme paqja në botë?» Presim përgjigjen. Pastaj i tregojmë faqen e fundit të revistës Kulla e Rojës të 1 qershorit dhe shqyrtojmë materialin poshtë pyetjes së parë e të paktën një nga shkrimet e përmendura. I ofrojmë revistat dhe lëmë takim që të kthehemi për të parë përgjigjen e pyetjes tjetër.
Vini re: Ky prezantim duhet të demonstrohet gjatë mbledhjes për shërbim me datë 1 qershor.
Kulla e Rojës 1 qershor
«Po flasim shkurtimisht me banorët e zonës suaj për një problem të përhapur. Në një moment apo në një tjetër, shumica e njerëzve janë përballur me paragjykimet. Sipas jush, a ka ndonjë vend në botë ku nuk ekziston paragjykimi? [Presim përgjigjen.] Shikoni si i konsideron Perëndia të gjithë njerëzit. [Lexojmë Veprat 10:34.] Në këtë revistë tregohet se si Perëndia do t’u japë fund një herë e mirë paragjykimeve.»
Zgjohuni! qershor
«Është normale të duam një jetë më të mirë. Por, si mendoni ju, a mund ta arrijmë këtë nëse blejmë më shumë gjëra materiale? [Presim përgjigjen.] Shikoni sa kuptim kanë këto fjalë të Jezuit. [Lexojmë Lukën 12:15.] Kjo revistë paraqet një pikëpamje të ekuilibruar për gjërat materiale dhe na jep sugjerime praktike se si të mos prishim tepër para.»