BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/13 f. 1
  • Merrni si shembull profetët​—Jonai

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Merrni si shembull profetët​—Jonai
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • Material i ngjashëm
  • Mësoi nga gabimet e veta
    Imitoni besimin e tyre
  • Mësoi nga gabimet e veta
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Libri biblik numër 32​—Jonai
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • Jonai mëson mbi mëshirën e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
km 4/13 f. 1

Merrni si shembull profetët​—Jonai

1. Çfarë cilësish pozitive kishte Jonai?

1 Çfarë ju vjen ndër mend kur mendoni për profetin Jona? Disave mund t’u duket burracak ose kokëfortë. Gjithsesi, ai shfaqi dukshëm përulësi, guxim dhe një frymë vetëmohuese. Si mund ‘t’i marrim si shembull’ cilësitë e admirueshme të Jonait?​—Jak. 5:10.

2. Si mund ta imitojmë përulësinë e Jonait?

2 Përulësi: Në fillim, Jonai ia mbathi për në drejtim të kundërt të territorit që iu caktua. Kjo nuk na habit pasi asirianët njiheshin si njerëz të dhunshëm dhe Ninevia u quajt «qyteti gjakatar». (Nau. 3:1-3) Prapëseprapë, Jehovai e disiplinoi Jonain, i cili shfaqi përulësi duke e pranuar caktimin kur iu dha një mundësi e dytë. (Prov. 24:32; Jon. 3:1-3) Edhe pse në fillim ngurroi, ai bëri vullnetin e Jehovait. (Mat. 21:28-31) A jemi edhe ne po aq të vendosur për të predikuar lajmin e mirë edhe kur marrim disiplinë a kur na caktohet një territor i vështirë?

3. Cilat aspekte të shërbimit tonë duan guxim dhe vetëmohim?

3 Guxim dhe vetëmohim: Kur Jonai e kuptoi se vendimi i tij i gabuar kishte vënë në rrezik jetën e marinarëve, ai ishte gati të sakrifikonte jetën. (Jon. 1:3, 4, 12) Më vonë, ndërsa kryente caktimin në Ninevi, u fut gjithnjë e më në zemër të qytetit, ndoshta duke kërkuar një qendër të përshtatshme për të shpallur gjykimin e Jehovait. Këto nuk ishin veprime të një burracaku, por të një profeti të guximshëm të Perëndisë! (Jon. 3:3, 4) Ç’mund të themi për ne sot? Kemi nevojë për guximin që vjen nga Perëndia për të dhënë dëshmi pa frikë përballë kundërshtimit. (Vep. 4:29, 31) Na duhet edhe vetëmohim që të japim kohën dhe të ardhurat tona në shërbim.​—Vep. 20:24.

4. Pse duhet të marrim kohë që të meditojmë për shembullin e shkëlqyer që kanë lënë profetët e Jehovait?

4 Sa herë të lexoni një tregim për një nga profetët e Jehovait, do të nxirrni dobi nëse e imagjinoni veten në rrethanat e tyre. Pyesni veten: «Si do të kisha reaguar unë? Si mund t’i shfaq në jetën time cilësitë e tij të vyera?» (Hebr. 6:11, 12) Në artikujt e ardhshëm të Shërbimi ynë i Mbretërisë do të trajtohen çfarë mësimesh të tjera të çmuara nxjerrim nga profetë të tjerë të Jehovait.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo