Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 25 shkurt 2013. Është përfshirë edhe java kur është programuar të trajtohet secila prej pikave në mënyrë që të mund të bëni kërkime çdo javë gjatë përgatitjes për në shkollë.
1. Pse tha Jezui se «ata që vajtojnë» do të ishin të lumtur? (Mat. 5:4) [7 jan., w09 15/2 f. 6 par. 6]
2. Në lutjen model që u mësoi dishepujve, ku e kishte fjalën Jezui kur tha: «Mos na ço në tundim.» (Mat. 6:13) [7 jan., w04 1/2 f. 16 par. 13]
3. Pse tha Jezui se dishepujt nuk do ta përfundonin qarkun e tyre të predikimit ‘derisa të mbërrinte Biri i njeriut’? (Mat. 10:23) [14 jan., w10 15/9 f. 10 par. 12; gt kap. 50; w87-E 1/8 f. 8 par. 6]
4. Cilat janë dy gjërat që thekson ilustrimi i Jezuit për kokrrën e sinapit? (Mat. 13:31, 32) [21 jan., w08 15/7 f. 17-18 par. 3-8]
5. Ç’mësim po theksonte Jezui kur tha: «Po të mos ktheheni e të bëheni si fëmijë të vegjël, nuk do të hyni kurrë në mbretërinë e qiejve.» (Mat. 18:3) [28 jan., w07 1/2 f. 9 par. 2-3]
6. Ç’donte të thoshte Jezui me fjalët «ti vetë e the»? (Mat. 26:63, 64) [11 shkurt, w11 1/6 f. 18]
7. Pse Jezui quhet «Zotëri edhe i Sabatit»? (Mar. 2:28) [18 shkurt, w08 15/2 f. 28 par. 7]
8. Pse u përgjigj ashtu Jezui për nënën dhe vëllezërit e çfarë mësojmë nga kjo? (Mar. 3:31-35) [18 shkurt, w08 15/2 f. 29 par. 5]
9. Sipas Markut 8:22-25, pse Jezui mund t’ia ketë kthyer shikimin të verbrit duke ndjekur dy hapa dhe ç’mësojmë nga kjo? [25 shkurt, w00 15/2 f. 17 par. 7]
10. Çfarë mësojmë nga mënyra si reagoi Jezui ndaj qortimit të Pjetrit te Marku 8:32-34? [25 shkurt, w08 15/2 f. 29 par. 6]