Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 31 dhjetor 2012. Është përfshirë edhe java kur është programuar të trajtohet secila prej pikave në mënyrë që të mund të bëni kërkime çdo javë gjatë përgatitjes për në shkollë.
1. Si është përmbushur profecia te Joeli 2:1-10, 28 për vërshimin e insekteve? [5 nënt., w07 1/10 f. 13 par. 1]
2. Te cilët përmbushet Amosi 8:11 dhe çfarë pyetjeje duhet t’i bëjmë vetes, meqë jetojmë në mes të një bollëku frymor? [12 nënt., jd f. 60 par. 9]
3. Pse edomitët ishin arrogantë në zemër dhe çfarë nuk duhet të harrojmë kurrë? (Abd. 3, 4) [19 nënt., w07 1/11 f. 13 par. 6]
4. Në ç’kuptim Jehovait i erdhi keq për gjëmën që kishte thënë se do t’u bënte banorëve të Ninevisë? (Jon. 3:8, 10) [19 nënt., w07 1/11 f. 14 par. 13]
5. Si forcohet miqësia jonë me Jehovain kur ecim në emër të tij? (Mik. 4:5) [26 nënt., jd f. 88 par. 12]
6. Cilat ishin «portat e lumenjve» që u hapën, sipas Naumit 2:6? [3 dhjet., w07 15/11 f. 9 par. 2]
7. Ç’kuptim ka Hageu 1:6 dhe ç’mësim duhet të marrim për zemër? [10 dhjet., w06 15/4 f. 22 par. 12-15]
8. Si mund ta zbatojmë këshillën praktike të Zakarisë 7:10 që ‘të mos kurdisim në zemrën tonë asgjë të keqe kundër njëri-tjetrit’? [17 dhjet., jd f. 113 par. 6; w07 1/12 f. 11 par. 3]
9. Pse fjalët e Zakarisë 4:6, 7 janë ngushëlluese për adhuruesit e Jehovait sot? [17 dhjet., w07 1/12 f. 11 par. 1]
10. Duke pasur parasysh atë që thuhet te Malakia 3:16, pse nuk duhet ta dobësojmë kurrë vendosmërinë për të mbajtur integritetin ndaj Perëndisë? [31 dhjet., w07 15/12 f. 29 par. 3]