BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/12 f. 1
  • Shihni të mirat e mundit tuaj

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shihni të mirat e mundit tuaj
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
  • Material i ngjashëm
  • Jehovai i do ata që «japin fryt me qëndrueshmëri»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • ‘Të vazhdojmë të japim shumë fryt’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • ‘Perëndia e rrit’ farën!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Mos u dorëzo!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
km 11/12 f. 1

Shihni të mirat e mundit tuaj

1. Çfarë mund të na e shuajë zellin për shërbimin?

1 Njeriu u krijua që «të shohë të mira, për shkak të mundit të tij». (Ekl. 2:24) Por shkurajimi mund të na heqë gëzimin dhe të na shuajë zellin kur nuk shohim rezultate të mira në shërbim. Si të ruajmë një qëndrim pozitiv?

2. Pse duhet të jemi realistë në atë që presim nga shërbimi ynë?

2 Të jemi realistë: Mos harroni se, megjithëse pak veta e pranuan mesazhin e Jezuit, shërbimi i tij ishte pa dyshim i suksesshëm. (Gjoni 17:4) Në ilustrimin për mbjellësin, Jezui paratha se mesazhi i Mbretërisë, i ngjashëm me farat, nuk do të pritej mirë në shumë zemra. (Mat. 13:3-8, 18-22) Gjithsesi, përpjekjet tona të zellshme japin ende shumë fryt.

3. Si ‘japim fryt’ edhe nëse shohim që njerëzit nuk reagojnë mirë ndaj predikimit tonë?

3 Si japim fryt? Sipas ilustrimit të Jezuit, ata që e pranojnë mesazhin ‘japin fryt’. (Mat. 13:23) Pasi filizi i grurit mbin e rritet, ai nuk prodhon filiza të tjerë, por fara të reja. Prandaj fryti që japin të krishterët e suksesshëm nuk janë medoemos dishepujt e rinj, por mbjellja e përsëritur e farës, pra e mesazhit të Mbretërisë, me anë të predikimit. Nga kjo vijnë shumë ‘të mira’ që na sjellin kënaqësi, pavarësisht nga reagimi i njerëzve. Po ndihmojmë që të shenjtërohet emri i Jehovait. (Isa. 43:10-12; Mat. 6:9) Për ne është privilegj të jemi bashkëpunëtorë të Perëndisë, e kjo na jep gëzim. (1 Kor. 3:9) Dhe ky ‘fryt i buzëve’ ia gëzon zemrën Jehovait.​—Hebr. 13:15, 16.

4. Çfarë rezultatesh mund të ketë shërbimi ynë pa dijeninë tonë?

4 Për më tepër, mundi ynë mund të ketë rezultate që nuk arrijmë t’i shohim. Ka mundësi që disa nga ata që e dëgjuan predikimin e Jezuit, nuk u bënë dishepuj derisa ai mbaroi shërbimin në tokë. Po kështu, fara e Mbretërisë që mbjellim mund të mos zërë rrënjë menjëherë e të mos rritet në zemrën e dikujt, por mund ta pranojë të vërtetën më vonë, pa dijeninë tonë. Po, nga shërbimi ynë vijnë mjaft të mira. Prandaj, le ‘të vazhdojmë të japim shumë fryt’ dhe të tregojmë se jemi dishepuj të Jezuit.​—Gjoni 15:8.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo