Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në korrik dhe gusht: broshurat Të kesh vërtet besim—Çelësi për një jetë të lumtur dhe Dëgjoje Perëndinë që të jetosh përgjithmonë. Përpiquni të filloni një studim biblik me to. Gjithashtu mund të ofroni broshurat A u krijua jeta? dhe Bibla: Cili është mesazhi i saj? Shtator dhe tetor: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur të bëni rivizitat, përpiquni të filloni studim me librin Çfarë mëson vërtet Bibla? Sipas nevojave të personit, mund të përdorni edhe broshurat Dëgjoje Perëndinë që të jetosh përgjithmonë dhe Të kesh vërtet besim—Çelësi për një jetë të lumtur.
◼ Duke filluar nga 1 gushti, do të mund të shkarkoni nga siti ynë i Internetit jw.org Këndojini Jehovait—Interpretime vokale, Disku 5. Në fillim do të jetë e disponueshme në anglisht dhe më vonë në gjuhë të tjera.