BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 6/12 f. 1
  • Dymbëdhjetë arsye pse predikojmë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dymbëdhjetë arsye pse predikojmë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
  • Material i ngjashëm
  • Ta çmojmë si thesar privilegjin e shërbimit
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Shërbimi ynë pasqyron dashurinë tonë për Perëndinë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
  • Mbaje ndezur zellin për shërbimin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • ‘Kujdesu për shërbimin që pranove si dishepull i Zotërisë’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
km 6/12 f. 1

Dymbëdhjetë arsye pse predikojmë

Pse e predikojmë dhe ua mësojmë të tjerëve lajmin e mirë? A e bëjmë kryesisht për të ndihmuar njerëzit me zemër të sinqertë në udhën e jetës? (Mat. 7:14) Kjo është arsyeja e parë që renditet më poshtë, por nuk është kryesorja. Cila nga 12 arsyet më poshtë mendoni se është arsyeja kryesore pse dalim në shërbim?

1. Shpëton jetë njerëzish.​—Gjoni 17:3.

2. Paralajmëron të ligjtë.​—Ezek. 3:18, 19.

3. Ndihmon të përmbushen profecitë biblike.​—Mat. 24:14.

4. Shpreh drejtësinë e Perëndisë. Që të mos akuzohet Jehovai se i shkatërroi të ligjtë pa u dhënë mundësi të pendohen.​—Vep. 17:30, 31; 1 Tim. 2:3, 4.

5. Na jep mundësi të shlyejmë borxhin që kemi për t’i ndihmuar frymësisht njerëzit, të cilët janë blerë me gjakun e Jezuit.​—Rom. 1:14, 15.

6. Na ndihmon të mos mbajmë faj gjaku.​—Vep. 20:26, 27.

7. Është kërkesë për shpëtimin tonë.​—Ezek. 3:19; Rom. 10:9, 10.

8. Tregon dashurinë për të afërmin.​—Mat. 22:39.

9. Tregon bindje ndaj Jehovait dhe Birit të tij.​—Mat. 28:19, 20.

10. Është pjesë e adhurimit tonë.​—Hebr. 13:15.

11. Shpreh dashurinë për Perëndinë.​—1 Gjonit 5:3.

12. Ndihmon të shenjtërohet emri i Jehovait.​—Isa. 43:10-12; Mat. 6:9.

Natyrisht, këto nuk janë të vetmet arsye pse dalim në shërbim. Për shembull, predikimi na forcon besimin dhe na jep privilegjin të jemi bashkëpunëtorë të Perëndisë. (1 Kor. 3:9) Megjithatë, arsyeja kryesore pse marrim pjesë në shërbim është numri 12. Na dëgjojnë apo jo njerëzit, shërbimi ndihmon që emri i Perëndisë të shenjtërohet dhe i jep mundësi Jehovait t’i përgjigjet atij që po e sfidon. (Prov. 27:11) Po, kemi arsye bindëse që ‘të mësojmë dhe të shpallim pareshtur lajmin e mirë’.​—Vep. 5:42.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo