Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në prill dhe maj: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Nëse personi tregon interes, ofroni fletushkën A do të dish të vërtetën? për të filluar një studim biblik. Kur rivizitoni ata që morën pjesë në Përkujtim, përpiquni të filloni një studim me librin Çfarë mëson vërtet Bibla? Qershor: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Korrik dhe gusht: broshurat Të kesh vërtet besim—Çelësi për një jetë të lumtur; A u krijua jeta?; Bibla: Cili është mesazhi i saj? dhe Dëgjoje Perëndinë që të jetosh përgjithmonë.
◼ Në programin e Mbledhjes së Shërbimit që do të mbahet javën para javës së kongresit krahinor, mund të bëhen rregullime për të përsëritur këshillat dhe përkujtuesit në lidhje me kongresin. Një ose dy muaj pas kongresit tuaj, mund të përdoret pjesa e nevojave lokale për të rishikuar disa pika të kongresit që lajmëtarët mendojnë se do t’i ndihmojnë në shërbim.
◼ Sa herë që planet për të bërë ndonjë udhëtim për qëllime personale përfshijnë edhe ndjekjen e ndonjë kongresi krahinor në një vend tjetër, do të gjeni informacione të dobishme në sitin e Internetit jw.org duke klikuar «Kongrese» dhe «Informacione».