Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në shkurt: njëri nga librat A ka një Krijues që interesohet për ju?, Sekreti i lumturisë familjare dhe Bibla—Fjala e Perëndisë apo e njerëzve? Mars: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Prill dhe maj: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Nëse personi tregon interes, ofroni fletushkën A do të dish të vërtetën? dhe përpiquni të filloni një studim biblik.
◼ Fjalimi special do të mbahet fundjavën pas Përkujtimit dhe do të ketë titullin: «Fundi—A është më afër sesa mendoni?»
◼ Sa herë planifikoni të vizitoni një vend që nuk gjendet në listën e raportit të këtij viti shërbimi ose adresa e të cilit nuk është në faqen e fundit të Librit vjetor më të fundit, ju lutemi të kontaktoni me zyrën e degës për t’u siguruar për masat paraprake ose udhëzimet e veçanta që duhet të ndiqni. Vepra e Mbretërisë në atë zonë mund të ketë disa kufizime. (Mat. 10:16) Në disa vende nuk është e këshillueshme që vizitorët të kontaktojnë me Dëshmitarët ose kongregacionet vendëse. Mund t’ju jepen udhëzime të tjera në lidhje me dëshminë joformale ose me sasinë e literaturës që mund të marrësh. Nëse bashkëpunoni me drejtimin e dhënë, do të shmangni probleme të panevojshme për ju dhe për veprën e Mbretërisë në vendin që po vizitoni.—1 Kor. 14:33, 40.