BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/12 f. 1
  • T’i drejtojmë goditjet me mençuri

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • T’i drejtojmë goditjet me mençuri
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
  • Material i ngjashëm
  • Dobitë e territorit personal
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • A keni një territor personal?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Ji i efektshëm në shërbimin tënd
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Metoda për të predikuar lajmin e mirë
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
km 1/12 f. 1

T’i drejtojmë goditjet me mençuri

1. Si zbatohet 1 Korintasve 9:26 për shërbimin?

1 Apostulli Pavël shkroi: «Mënyra se si vrapoj nuk është e pasigurt, dhe mënyra se si i drejtoj goditjet, është e atillë që të mos jem duke goditur ajrin.» (1 Kor. 9:26) Pavli po fliste për vendosmërinë dhe përqe­ndrimin e tij të madh në ndjekjen e synimeve frymore. Por, parimisht, këto fjalë zbatohen edhe për shërbimin. Duam t’i drejtojmë «goditjet» ose përpjekjet tona me mençuri në mënyrë që të kemi rezultate sa më të mira. Si mund ta bëjmë këtë?

2. Si mund ta imitojmë Pavlin dhe ungjillëzuesit e shekullit të parë kur zgjedhim se kur dhe ku të predikojmë?

2 Të shkojmë atje ku janë njerëzit: Pavli dhe ungjillëzues të tjerë të shekullit të parë shkonin për të predikuar atje ku mendonin se do të gjenin njerëz. (Vep. 5:42; 16:13; 17:17) Prandaj, nëse në territorin tonë njerëzit janë në mbrëmje në shtëpi, kjo mund të jetë koha më e mirë për të predikuar shtëpi më shtëpi. A janë stacionet e autobusit a të trenit plot me njerëz herët në mëngjes ose në mbrë­mje kur shkojnë ose kthehen nga puna? Kur ka më shumë njerëz në tregjet e territorit? Dëshmia rrugore mund të jetë tepër frytdhënëse në këto orare.

3. Si mund t’i drejtojmë goditjet me mençuri kur punojmë territorin?

3 Ta punojmë territorin me mençuri: Duhet t’i drejtojmë goditjet me kujdes edhe në mënyrën si punojmë territorin. Për shembull, në vend që të bëhemi një grup tepër i madh në të njëjtën zonë, ku kërkohet shumë kohë e përpjekje për të organizuar grupin që të predikojnë të gjithë, mund të jetë më mirë që grupi të ndahet. Po kështu, kur predikojmë në zonat rurale, do të arrijmë ta mbarojmë territorin më shpejt dhe do të kemi më shumë mundësi për të folur nëse grupet e organizuara me makinë nuk janë tepër të mëdha. A mund të marrim një territor afër shtëpisë që të harxhojmë më pak kohë vajtje-ardhje?

4. Çfarë do të na ndihmojë të jemi «peshkatarë njerëzish» të suksesshëm?

4 Jezui i quajti ungjillëzuesit «peshkatarë njerëzish». (Mar. 1:17) Qëllimi i një peshkatari nuk është thjesht të hedhë grepin, por të zërë peshk. Pra, peshkatarët e suksesshëm shkojnë kur dhe ku mendojnë se do të gjejnë peshq, e i futen punës pa vonuar. Po, i drejtojnë përpjekjet e tyre me mençuri. Le të tregojmë edhe ne të njëjtën papërtueshmëri në shërbim.​—Hebr. 6:11.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo