Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në tetor: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Ku shfaqet interes, prezantoni fletushkën A do të dish të vërtetën? dhe përpiquni të filloni një studim biblik. Nëntor: broshura Bibla: Cili është mesazhi i saj? Dhjetor: libri Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë. Nëse i zoti i shtëpisë ka fëmijë, mund të ofrohen edhe librat Të mësojmë nga Mësuesi i Madh dhe Libri im i tregimeve biblike. Janar: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Përpiquni të filloni studim që në vizitën e parë.