BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 10/11 f. 2
  • Mos ngurroni

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mos ngurroni
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Material i ngjashëm
  • Të rinj: Përfitoni nga shkolla
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • A janë gati fëmijët e tu?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • A duhet ta lë shkollën?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike
  • Regjistrimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
km 10/11 f. 2

Mos ngurroni

1. Për çfarë duhet guxim dhe pse?

1 A keni ngurruar ndonjëherë të predikoni në shkollë nga frika se mos ju tallnin? Sigurisht duhet guxim për të folur, sidomos nëse jeni të ndrojtur. Çfarë do t’ju ndihmojë?

2. Si duhet të tregojmë gjykim të mirë kur bëhet fjalë për dhënien e dëshmisë në shkollë?

2 Përdorni gjykim të mirë: Megjithëse shkollën me të drejtë mund ta konsideroni territorin tuaj personal, mos harroni se nuk është e thënë të filloni biseda frymore me çdokënd, ashtu si do të bënit gjatë predikimit shtëpi më shtëpi. Përdorni gjykim të mirë për të përcaktuar se kur duhet të flisni. (Ekl. 3:1, 7) Tema e ndonjë diskutimi në klasë ose ndonjë detyrë në shkollë, mund të jetë një rast për të shprehur besimin tuaj. Ose një shok klase mund t’ju pyesë se përse nuk merrni pjesë në disa veprimtari. Disa të krishterë u kanë thënë mësuesve që në fillim të vitit shkollor se janë Dëshmitarë të Jehovait dhe u kanë dhënë literaturë që shpjegojnë bindjet tona. Të tjerë kanë lënë ndonjë nga botimet tona mbi bankë që t’u nxitin kureshtjen shokëve të klasës.

3. Si mund të përgatiteni për të dhënë dëshmi në shkollë?

3 Jini të përgatitur: Nëse përgatiteni, do të ndiheni më të sigurt në vetvete. (1 Pjet. 3:15) Prandaj, përpiquni të merrni me mend pyetjet që mund të lindin dhe mendoni se si mund të përgjigjeni. (Prov. 15:28) Nëse është e mundur, mbani me vete Biblën dhe disa botime, si për shembull librin Të arsyetojmë, librat Të rinjtë pyesin dhe literaturë për krijimin, që t’u referoheni sa herë të jetë e nevojshme. Kërkojuni prindërve që të praktikoni situata të ndryshme gjatë adhurimit familjar.

4. Pse duhet të vazhdoni të predikoni në shkollë?

4 Jini pozitivë: Mos mendoni se shokët e shkollës do t’ju tallin sa herë të flisni për të vërtetën. Ka të ngjarë që disa t’ju admirojnë për guximin e madje mund t’ju dëgjojnë. Por mos u shkurajoni nëse askush nuk reagon pozitivisht. Jehovai do të kënaqet me përpjekjet tuaja. (Hebr. 13:15, 16) Vazhdoni t’i luteni që t’ju ndihmojë ‘ta thoni fjalën e tij plot guxim’. (Vep. 4:29; 2 Tim. 1:7, 8) Imagjinoni sa të kënaqur do të jeni kur dikush t’ju dëgjojë. Madje mund të bëhet një shërbëtor i Jehovait, ashtu si ju.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo