Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në shtator: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Nëse personi e ka librin dhe nuk pranon të fillojë një studim biblik, mund t’i ofroni një nga numrat e kaluar të revistave ose një broshurë që trajton një argument me interes për të. Tetor: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Ku shfaqet interes, prezantoni fletushkën A do të dish të vërtetën? dhe përpiquni të filloni një studim biblik. Nëntor: broshura Bibla: Cili është mesazhi i saj? Dhjetor: libri Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë. Nëse i zoti i shtëpisë ka fëmijë, mund të ofrohen edhe librat Të mësojmë nga Mësuesi i Madh dhe Libri im i tregimeve biblike.
◼ Fjalimi publik special për periudhën e Përkujtimit të vitit 2012, do të mbahet javën që fillon më 2 prill. Tema e fjalimit do të njoftohet më vonë. Asnjë kongregacion nuk duhet ta mbajë fjalimin special para Përkujtimit.
◼ Lajmëtarët që do të shërbejnë si pionierë ndihmës gjatë muajit mars të vitit 2012, do të kenë mundësi të zgjedhin nëse do të plotësojnë kuotën prej 30 ose 50 orësh. Për më tepër, nëse atë muaj kongregacioni ka vizitën e mbikëqyrësit qarkor, të gjithë ata që do të shërbejnë si pionierë ndihmës, pavarësisht nëse do të bëjnë 30 a 50 orë, janë të ftuar të ndjekin të gjithë mbledhjen që mbikëqyrësi qarkor mban me pionierët e rregullt.
◼ Në shtator, mbikëqyrësit qarkorë kanë filluar të mbajnë fjalimin publik me titull «Bashkohuni me popullin e lumtur të Perëndisë».