BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/10 f. 4
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
km 9/10 f. 4

Njoftime

◼ Literatura që do të ofrohet në shtator: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Përpiquni të filloni studime biblike që në vizitën e parë. Tetor: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Ku tregojnë interes ofroni fletushkën A do të dish të vërtetën?, duke u përpjekur për të filluar një studim biblik. Nëntor: broshura Bibla: Cili është mesazhi i saj? Dhjetor: libri Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë. Nëse ka fëmijë, ofroni librin Të mësojmë nga Mësuesi i Madh.

◼ Fjalimi publik special për periudhën e Përkujtimit të vitit 2011, do të mbahet javën që fillon më 25 prill 2011. Tema e fjalimit do të njoftohet më vonë. Ato kongregacione që atë fundjavë kanë vizitën e mbikëqyrësit qarkor ose një asamble, do ta mbajnë fjalimin special javën pasuese. Asnjë kongregacion nuk duhet ta mbajë fjalimin special para datës 25 prill.

◼ Që nga java që fillon më 14 mars 2011, në Studimin e Biblës në Kongregacion do të trajtohet libri ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë. Kongregacionet që kanë nevojë për kopje të tjera të librit, duhet ta përfshijnë në kërkesën e ardhshme për literaturë.

◼ Më 1 qershor 2010, në Tiranë u formua Grupi i Vizitave te Pacientët (GVP), i përbërë nga disa pleq që punojnë nën drejtimin e Komitetit të Lidhjes me Spitalet (KLS). Ata vizitojnë lajmëtarët e shtruar në spitale, për t’u ofruar mbështetje frymore dhe emocionale përveç asaj që marrin nga pleqtë e kongregacionit të tyre. Nëse shtroheni në spitalet shtetërore ose private në Tiranë, ju lutemi të informoni personelin mjekësor se mirëpritni vizita nga anëtarët e KLS-së dhe të GVP-së.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo