Shërbëtorët e krishterë kanë nevojë të luten
1. Çfarë është e nevojshme për të kryer shërbimin tonë?
1 Ne nuk mund ta kryejmë shërbimin me forcat tona. Jehovai na jep fuqi për ta kryer këtë vepër. (Filip. 4: 13) Ai përdor engjëjt për të na ndihmuar të gjejmë njerëzit ngjashëm deleve. (Zbul. 14:6, 7) Farat e së vërtetës që mbjellim dhe ujitim, është Jehovai që i rrit. (1 Kor. 3:6, 9) Sa e rëndësishme që është për shërbëtorët e krishterë të mbështeten me anë të lutjes tek Ati ynë qiellor!
2. Për ç’gjëra mund të lutemi?
2 Për veten: Duhet të lutemi sa herë që predikojmë. (Efes. 6:18) Për ç’gjëra mund të lutemi? Mund të lutemi për guxim dhe që të kemi një qëndrim pozitiv për territorin. (Vep. 4:29) Mund t’i kërkojmë Jehovait që të na drejtojë te njerëzit me zemër të drejtë me të cilët mund të studiojmë Biblën. Nëse i zoti i shtëpisë na bën një pyetje, mund të bëjmë një lutje të shkurtër në heshtje duke i kërkuar Jehovait të na ndihmojë që t’i japim një përgjigje të përshtatshme. (Neh. 2:4) Gjithashtu, mund t’i kërkojmë mençuri që t’i japim përparësi shërbimit. (Jak. 1:5) Përveç kësaj, Jehovai kënaqet kur përfshijmë shprehje mirënjohjeje për privilegjin që kemi si shërbëtorë të tij.—Kolos. 3:15.
3. Në ç’mënyrë kur lutemi për të tjerët ndihmojmë që vepra e predikimit të përparojë?
3 Për të tjerët: Gjithashtu, ‘duhet të lutemi për njëri-tjetrin’, madje duke i përmendur me emër të bashkëkrishterët kur është e përshtatshme. (Jak. 5:16; Vep 12:5) A të pengon shëndeti i dobët në atë që mund të bësh në veprën e predikimit? Atëherë, lutu për shërbëtorët e tjerë që kanë shëndet të mirë. Kurrë mos e nënvlerëso fuqinë e lutjeve që bën për ta! Gjithashtu, është e përshtatshme të lutemi për autoritetet që të kenë një qëndrim të favorshëm ndaj veprës së predikimit, kështu që vëllezërit tanë ‘të vazhdojnë të bëjnë një jetë të qetë dhe të patrazuar’.—1 Tim. 2:1, 2.
4. Pse duhet të ngulmojmë në lutje?
4 Shpallja e lajmit të mirë në gjithë tokën e banuar është një caktim që nuk mund ta përmbushim me forcat tona. Nëse ‘ngulmojmë në lutje’, me ndihmën e Jehovait do ta përmbushim këtë vepër.—Rom. 12:12.