Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 26 prill 2010. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 20 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 1 mars deri më 26 prill, 2010.
1. Çfarë donte të thoshte Naomi me shprehjen «Jehovai më ka poshtëruar dhe i Plotfuqishmi më ka sjellë këtë të keqe»? (Rutha 1:21) [w05 1/3 f. 27 par. 2, 4]
2. Çfarë cilësish e bënë Ruthën ‘një grua të shkëlqyer’? (Rutha 3:11) [w05 1/3 f. 28 par. 7]
3. Si mund të imitojnë shembullin e Hanës e të kemi paqen e Perëndisë kur kalojmë situata stresuese që duken pa rrugëdalje? (1 Sam. 1:12-18) [w07 15/3 f. 16 par. 2-5]
4. Pse kërkesa e Izraelit për të pasur një mbret ishte e papërshtatshme? (1 Sam. 8:5) [w05 15/9 f. 20 par. 17]
5. Edhe kur ishte «plakur e zbardhur», si u tregua shembullor Samueli lidhur me lutjet për të tjerët dhe çfarë thekson kjo? (1 Sam. 12:2, 23) [w07 1/6 f. 29 par. 14-15]
6. Pse Sauli i trajtoi kenitët me dashamirësi të veçantë? (1 Sam. 15:6) [w05 15/3 f. 22 par. 10]
7. Çfarë e nxiti Saulin ta pyeste Davidin: «Biri i kujt je ti, o djalosh?» (1 Sam. 17:58) [w07 1/8 f. 31 par. 3, 5]
8. Çfarë mund të mësojmë nga mënyra se si Davidi përballoi një problem serioz në Gath? (1 Sam. 21:12, 13) [w05 15/3 f. 24 par. 4]
9. Si shfaqi dashuri dhe përulësi Jonatani kur ishte e nevojshme të mbështeste dhe t’i jepte zemër mikut të tij David? (1 Sam. 23:17) [lv f. 28 par. 10, shën.]
10. Ç’mësim nxjerrim nga takimi i Saulit me magjistaren e En-Dorit? (1 Sam. 28:8-19) [w05 15/3 f. 24 par. 7]