Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në mars: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Edhe kur i zoti i shtëpisë tashmë e ka librin, të bëhen përpjekje për të filluar një studim biblik. Prill e maj: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur të bëni rivizita te njerëzit e interesuar, përfshirë edhe ata që kanë ndjekur Përkujtimin ose ngjarje të tjera teokratike, por që nuk shoqërohen vazhdimisht me kongregacionin, përpiquni t’u lini librin Çfarë mëson vërtet Bibla? Kini si synim të filloni një studim biblik me këtë libër. Qershor: libri Çfarë mëson vërtet Bibla?
◼ Numrat e rinj të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! duhet t’u jepen lajmëtarëve sapo të vijnë në kongregacion. Kjo do t’u japë mundësinë të njihen me përmbajtjen e tyre para se t’i ofrojnë në shërbim.
◼ Përkujtimi do të mbahet ditën e martë, më 30 mars 2010. Në këtë rast do të përdoren këngët numër 8 dhe 109 nga libri i ri i këngëve. Nëse kongregacioni juaj zakonisht mban mbledhjen të martën, duhen bërë përpjekje për ta bërë mbledhjen në një ditë tjetër të javës.