Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në shkurt: libri A ka një Krijues që interesohet për ju? Gjithashtu lajmëtarët mund të ofrojnë librin Sekreti i lumturisë familjare ose Bibla—Fjala e Perëndisë apo e njerëzve? Mars: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Edhe kur i zoti i shtëpisë tashmë e ka librin, të bëhen përpjekje për të filluar një studim biblik. Prill e maj: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur të bëni rivizita te njerëzit e interesuar, përfshirë edhe ata që kanë ndjekur Përkujtimin ose ngjarje të tjera teokratike, por që nuk shoqërohen aktivisht me kongregacionin, përpiquni t’u lini librin Çfarë mëson vërtet Bibla? Kini si synim të filloni një studim biblik me këtë libër.
◼ Kongregacionet duhet të marrin masat për të mbajtur Përkujtimin më 30 mars 2010 pas perëndimit të diellit, që bie rreth orës 19:10 për Shqipërinë dhe Kosovën. Fjalimi mund të fillojë më herët, por kalimi i simboleve nuk duhet të bëhet para orarit të lartpërmendur. Ku është e mundur, çdo kongregacion duhet ta mbajë më vete Përkujtimin. Nëse të njëjtën Sallë Mbretërie e përdorin disa kongregacione, një ose më shumë prej tyre mund të gjejnë një ndërtesë tjetër për atë mbrëmje. Ato që përdorin Sallën e Mbretërisë me turne, mund të lënë të paktën një interval prej 40 minutash midis programeve.