Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 28 dhjetor 2009.
1. Si mund ta zbatojnë të krishterët sot parimin që gjendet te Ligji i përtërirë 14:1? [w05 1/1 f. 28; w04 15/9 f. 27 par. 4]
2. Si mund të zbatohet në parim Ligji i përtërirë 20:5-7 në kongregacionin e krishterë sot? [w04 15/9 f. 27 par. 5]
3. Si ndryshonte Izraeli nga kombet e tjera në çështjet e luftës? (Ligj. 20:10-15, 19, 20; 21:10-13) [cl f. 134-135, par. 17]
4. Çfarë mund të na ndihmojë t’i shërbejmë Jehovait me hare zemre? (Ligj. 28:47) [w95 15/4 f. 16 par. 4-5]
5. Si mund të nxjerrin dobi prindërit nga krahasimi që bëhet te Ligji i përtërirë 32:9, 11, 12, ku ilustrohet dashuria e Jehovait për Izraelin? [w01 1/10 f. 9 par. 7-9]
6. Si duhet t’i kuptojmë fjalët çorientuese që Rahaba u tha njerëzve të mbretit që po kërkonin zbuluesit izraelitë? (Jos. 2:4, 5) [w94 15/1 f. 25 par. 1]
7. Ç’mësim nxjerrim nga shembulli i izraelitëve i dokumentuar te Josiu 3:15, 16? [w04 1/12 f. 9 par. 5]
8. Ç’mund të mësojmë nga mënyra se si e trajtoi Josiu vjedhjen e Akanit? (Jos. 7:20-25) [w04 1/12 f. 11 par. 4]
9. Si e thekson Josiu 9:22, 23 përmbushjen e sigurt të Fjalës së Perëndisë? [w04 1/12 f. 11 par. 3; si f. 44, par. 13]
10. Si na inkurajon shembulli i Kalebit? (Jos. 14:8, 10-12) [w04 1/12 f. 12 par. 2; w93-E 15/5 f. 29 par. 1]