Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në dhjetor: libri Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë. Nëse personi thotë se ka fëmijë, ofroni librin Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Janar: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Nëse personi e ka këtë libër, mund t’i ofrohet një nga librat më të vjetër që janë gjendje në kongregacion. Shkurt: libri A ka një Krijues që interesohet për ju? Gjithashtu lajmëtarët mund të ofrojnë librin Sekreti i lumturisë familjare ose Bibla—Fjala e Perëndisë apo e njerëzve? Mars: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Edhe kur i zoti i shtëpisë tashmë e ka librin, të bëhen përpjekje për të filluar një studim biblik.
◼ Përkujtimi për vitin 2011 do të mbahet të dielën më 17 prill, pas perëndimit të diellit. Ky njoftim paraprak bëhet me qëllim që vëllezërit të mund të bëjnë rezervimet ose kontratat e nevojshme për ndonjë ambient tjetër, në rast se Salla e Mbretërisë përdoret nga disa kongregacione.
◼ Së shpejti, ftesat e Përkujtimit për vitin 2010 do të dërgohen në gjuhën kryesore të çdo kongregacioni. Në qoftë se në territorin tuaj fliten gjuhë të tjera dhe doni një sasi ftesash në ato gjuhë, ftesat duhen porositur sa më shpejt me anë të Formularit kërkesë për literaturë (S-14).