Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në shtator: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Përpiquni të filloni një studim që herën e parë. Tregojini shkurtimisht personit se si bëhet studimi dhe si mund të përfitojë prej tij. Tetor: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Nëse tregohet interes, ofroni fletushkën A do të dish të vërtetën? me synimin për të filluar një studim biblik. Nëntor: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Dhjetor: libri Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë. Nëse personi thotë se ka fëmijë, ofroni librin Të mësojmë nga Mësuesi i Madh.
◼ Fjalimi publik special për periudhën e Përkujtimit të vitit 2010, do të mbahet javën që fillon më 12 prill 2010. Tema e fjalimit do të njoftohet më vonë. Ato kongregacione që atë fundjavë kanë vizitën e mbikëqyrësit qarkor ose një asamble, do ta mbajnë fjalimin special javën pasuese. Asnjë kongregacion nuk duhet ta mbajë fjalimin special para datës 12 prill.