BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/09 f. 1
  • Si do të përgjigjesh?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si do të përgjigjesh?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
  • Material i ngjashëm
  • Të dish si të përgjigjesh
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Të imitojmë Bërësin e Madh të Dishepujve
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Përdorimi i efektshëm i pyetjeve
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Të mprehim aftësitë në shërbim—T’i përdorim pyetjet me efektshmëri
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2018
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
km 9/09 f. 1

Si do të përgjigjesh?

1. Pse duhet të imitojmë shembullin e Jezuit kur na bëjnë një pyetje?

1 Edhe sot e kësaj dite njerëzit mrekullohen me mënyrën e efektshme se si u përgjigjej Jezui pyetjeve. Prandaj, është mirë të imitojmë Jezuin kur na bëjnë pyetje të ndryshme në shërbim.—1 Pjet. 2:21.

2. Çfarë mund të na ndihmojë të japim një përgjigje të efektshme?

2 Në fillim dëgjo: Jezui mendonte për arsyen që qëndronte mbrapa pyetjes. Ndonjëherë, kjo kërkon të bësh pyetje për t’u siguruar se ku e ka hallin ai që po pyet. Nëse dikush të bën pyetjen «A beson te Jezui?», mund të ketë si qëllim të kuptojë përse nuk i feston Krishtlindjet. Nëse kupton se çfarë e shqetëson vërtet atë që po bën pyetjen, mund të arsyetosh më mirë me të.—Luka 10:25-37.

3. Çfarë mjetesh kemi për të gjetur përgjigje të kënaqshme nga Shkrimet?

3 Të përgjigjemi nga Fjala e Perëndisë: Zakonisht, është më mirë të tregojmë se si i përgjigjet Bibla një pyetjeje të caktuar. (2 Tim. 3:16, 17; Hebr. 4:12) Libri Të arsyetojmë dhe «Tema për biseda biblike» në Shkrimet e Shenjta Përkthimi Bota e Re, kanë treguar se janë mjaft të dobishëm për të dhënë përgjigjen e duhur. Edhe nëse personi nuk e pranon Biblën si autoritet, me takt mund të arrish t’i tregosh se çfarë mësojnë Shkrimet. Inkurajoje personin t’i kushtojë vëmendjen e duhur mençurisë së vërtetuar nga koha që gjendet në Bibël. Duke imituar Jezuin, përgjigjet e tua do të jenë si «mollët e arta në gdhendje argjendi»—me dinjitet, të bukura dhe me vlerë.—Prov. 25:11.

4. Në cilat raste është më mirë të mos përpiqemi t’i përgjigjemi çdo pyetjeje?

4 A duhet t’i përgjigjemi çdo pyetjeje? Nëse nuk di si t’i përgjigjesh një pyetjeje, mos ki turp të thuash: «Nuk e di, por mund të bëj kërkime për pyetjen tuaj dhe të kthehem për t’ju dhënë përgjigje një herë tjetër». Një modesti e tillë dhe interesimi yt mund ta bëjnë të zotin e shtëpisë të të ftojë të kthehesh. Nëse kupton se pyetja vjen nga kundërshtarë që përpiqen të hapin një debat, imito Jezuin duke e mbyllur bisedën me respekt. (Luka 20:1-8) Po kështu, nëse ndonjë që nuk ka aspak interes për të vërtetën përpiqet të të përfshijë në debat, ndërprite bisedën me mirësjellje dhe shfrytëzoje kohën për të kërkuar ata që janë të sinqertë.—Mat. 7:6.

5. Ç’model la Jezui për sa i përket përgjigjes së pyetjeve?

5 Jezui e dinte se mbështetja te Jehovai ishte jetësore që të përmbushte caktimin e tij ‘për të dhënë dëshmi për të vërtetën’, ku përfshihej edhe përgjigjja ndaj pyetjeve të sinqerta. (Gjoni 18:37) Ç’privilegj është të imitojmë Jezuin kur u japim përgjigje atyre që janë «të prirur për jetën e përhershme»!—Vep. 13:48.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo