Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 31 gusht 2009. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 20 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 6 korrik deri më 31 gusht 2009.
1. Pse ishte caktuar dënimi me vdekje për këdo që ‘mallkonte’ prindërit? (Lev. 20:9) [w04 15/5 f. 24 par. 6]
2. Meqë të gjithë meshkujve izraelitë u kërkohej të ishin të pranishëm në festën e kuleçve të ndormë, atëherë kush i korrte duajt e parë të elbit? (Lev. 23:5, 11) [w07 15/7 f. 26 par. 3]
3. Çfarë përfaqëson viti i Jubileut? (Lev. 25:10, 11) [w04 15/7 f. 26-27]
4. A kishin domethënie fetare për izraelitët ‘stemat’ që përmenden te Numrat 2:2? [w02 15/9 f. 21 par. 4]
5. Çfarë fryme tregojnë sot lajmëtarët e Mbretërisë në kohë të plotë në ngjashmëri me frymën e nazirejve në Izraelin e lashtë? (Num. 6:3, 5, 6) [w04 1/8 f. 24-25]
6. Cili parim i ligjit për tërheqjen e levitëve nga detyra për shkak të moshës, mund të zbatohet për popullin e Jehovait sot? (Num. 8:25, 26) [w04 1/8 f. 25 par. 1]
7. Pse izraelitët i pushtoi «një grykësi e madhe» dhe ç’mësim nxjerrin të krishterët e sotëm nga kjo? (Num. 11:4) [w01 15/6 f. 14-15; w95 1/6 f. 16 par. 10]
8. Pse u ankuan kundër Moisiut Miriami e Aaroni dhe pse u godit vetëm Miriami me lebër? (Num. 12:1, 9-11) [w04 1/8 f. 26 par. 1, 2]
9. Çfarë na mësojnë për normat e Perëndisë thekët e veçantë në veshjet e izraelitëve? (Num. 15:37-41) [w04 1/8 f. 26 par. 7]
10. Çfarë shembulli paralajmërues na jep shkrimi te Numrat 21:5? [w99 15/8 f. 26-27]