Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në gusht: një nga këto broshura ose të tjera që kongregacioni ka gjendje: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, Qëndroni vigjilentë!, A duhet të besosh në trinitet? dhe Çfarë ndodh me ne kur vdesim? Shtator: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Përpiquni të filloni një studim që në vizitën e parë. Tregojini shkurtimisht personit se si bëhet studimi dhe si mund të përfitojë prej tij. Tetor: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Nëse tregohet interes, ofroni fletushkën A do ta dish të vërtetën? me synimin për të filluar një studim biblik. Nëntor: libri Çfarë mëson vërtet Bibla?