Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik.
1. Ç’mund të mësojmë nga ndalimi që lexojmë te Dalja 23:19? [w06 1/4 f. 31 par. 1-5]
2. Çfarë ishin Urimi e Thumimi dhe si i përdornin në kohët e lashta? (Dal. 28:30) [w06 15/1 f. 18; w01 1/9 f. 27]
3. Në ç’mënyrë i fliste Jehovai Moisiut «sy për sy»? (Dal. 33:11, 20) [w04 15/3 f. 27]
4. Ç’mësime mund të nxjerrim nga izraelitët që dhanë kontribute materiale dhe përdorën aftësitë e tyre për të ndërtuar tabernakullin? (Dal. 35:5, 10) [w99 1/11 f. 31 par. 1-2]
5. Çfarë përfaqëson në tempullin e madh frymor të Perëndisë perdja që përmendet te Dalja 40:28? [w00 15/1 f. 15 par. 7-8]
6. Ç’aspekt të flijimit të Jezuit na sjell ndër mend ‘blatimi i djegur’ që paraqitej i tëri në altar? (Lev. 1:13) [w04 15/5 f. 21 par. 3]
7. Çfarë na ngulit në mendje fakti që «tërë dhjami i takon Jehovait»? (Lev. 3:16, 17) [w04 15/5 f. 22 par. 2]
8. Çfarë kuptimi ka derdhja e gjakut në rrëzë të altarit dhe vënia e tij mbi brirët e altarit? (Lev. 9:9) [w04 15/5 f. 22 par. 5]
9. Çfarë kuptojmë nga Levitiku 12:8 në lidhje me prindërit e Jezuit dhe ç’mësim nxjerrim nga kjo? [w98 15/12 f. 6 par. 5]
10. Çfarë paraqitnin kafshët e ndryshme që flijoheshin në Ditën vjetore të Shlyerjes në Izrael, në lidhje me flijimin shpërblyes të Jezuit? (Lev. 16:11-16) [w98 15/2 f. 12 par. 2]