Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në qershor: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Nëse personi e ka këtë libër, mund të ofroni një nga librat më të vjetër që kongregacioni ka gjendje. Korrik dhe gusht: një nga këto broshura ose të tjera që kongregacioni ka gjendje: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, Qëndroni vigjilentë!, A duhet të besosh në trinitet? dhe Çfarë ndodh me ne kur vdesim? Shtator: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Përpiquni të filloni një studim që në vizitën e parë. Tregojini shkurtimisht personit se si bëhet studimi dhe si mund të përfitojë prej tij.