BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/09 f. 4
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
km 5/09 f. 4

Njoftime

◼ Literatura që do të ofrohet në maj: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur të bëni rivizita te njerëzit e interesuar, përfshirë edhe ata që kanë ndjekur Përkujtimin ose ngjarje të tjera teokratike, por që nuk shoqërohen aktivisht me kongregacionin, përpiquni t’u lini librin Çfarë mëson vërtet Bibla? Kini si synim të filloni një studim biblik me këtë libër. Qershor: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Nëse personi e ka këtë libër, mund të ofroni një nga librat më të vjetër që kongregacioni ka gjendje. Korrik dhe gusht: një nga këto broshura ose të tjera që kongregacioni ka gjendje: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, Qëndroni vigjilentë!, A duhet të besosh në trinitet? dhe Çfarë ndodh me ne kur vdesim?

◼ Nëse planifikoni të ndiqni mbledhje të kongregacionit, ndonjë asamble ose kongres krahinor në një vend tjetër, kërkesën për t’u informuar lidhur me datat, oraret dhe vendet, duhet t’ia dërgoni zyrës së degës që mbikëqyr veprën në atë vend. Një listë me adresat e zyrave të degëve mund ta gjeni në faqen e fundit të Librit vjetor të këtij viti.

◼ Në programin e Mbledhjes së Shërbimit që do të mbahet javën para javës së Kongresit Krahinor «Qëndroni vigjilentë!», mund të bëhen rregullime për të përsëritur këshillat dhe përkujtuesit në lidhje me kongresin. Një ose dy muaj pas kongresit tuaj, mund të përdoret pjesa e nevojave lokale për të rishikuar disa pika të kongresit që lajmëtarët mendojnë se do t’i ndihmojnë në shërbim.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo