BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/09 f. 3
  • T’i përdorim sa më mirë botimet

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • T’i përdorim sa më mirë botimet
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
  • Material i ngjashëm
  • Ta përdorim me mençuri literaturën biblike!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Bëj përdorim të mirë të revistës Kulla e Rojës
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Mos i grumbulloni, por përdorini
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Rezervo kohë për aktivitetin me revista
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
km 5/09 f. 3

T’i përdorim sa më mirë botimet

1. Si mund ta imitojmë vlerësimin e Jezuit për atë çka siguron Jehovai?

1 Pasi Jezui ushqeu në mënyrë të mrekullueshme një turmë të madhe, ai mori masa që të ruhej ushqimi që mbeti. (Mat. 14:19-21) Një vlerësim i tillë për atë çka siguron Jehovai, është një shembull i shkëlqyer për ne që ‘të tregohemi mirënjohës’ duke përdorur sa më mirë gjithçka që Jehovai siguron nëpërmjet ‘kujdestarit të besueshëm’.—Kolos. 3:15; Luka 12:42; Mat. 24:45-47.

2. Si mund ta parandalojmë grumbullimin e revistave?

2 Revistat: Revistat mund të grumbullohen kollaj. Nëse gjithmonë na mbeten revista pa shpërndarë, atëherë duhet të ulim kuotën e revistave që porositim. Po ç’të bëjmë me revistat e vjetra? Atyre nuk u ikën vlera me kalimin e kohës. Nëse na janë grumbulluar revista të vjetra, ndoshta mbikëqyrësi i shërbimit ose ndonjë plak tjetër mund të na ndihmojë të gjejmë mënyra të efektshme për t’i shpërndarë.

3, 4. Çfarë duhet të kemi parasysh kur marrim literaturë në Sallën e Mbretërisë?

3 Literaturë tjetër: Kur oferta e literaturës ndryshon, para se të merrni kopje të tjera në Sallën e Mbretërisë, kontrolloni nëse tashmë keni në shtëpi kopje të botimit që do të shpërndahet. Kini parasysh të merrni aq kopje sa ju duhen për javën dhe merrni të tjera vetëm pasi t’i keni shpërndarë ato.

4 Për sa u përket botimeve për përdorim personal, kërkoni vetëm çfarë ju duhet vërtet. Shkruani në botim emrin tuaj. Kjo do të ndihmojë që, nëse e humbni kopjen tuaj, t’jua kthejnë prapë. Nëse përdorni Bibliotekën Watchtower në CD-ROM, që disponohet në disa gjuhë të huaja, dhe i keni ruajtur kopjet tuaja personale të revistave, ndoshta nuk keni nevojë të porositni vëllimet e lidhura të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni!

5. Çfarë duhet të kemi parasysh kur shpërndajmë botime?

5 Shpërndarja e botimeve: Përpiqemi t’ua lëmë botimet vetëm atyre që tregojnë vërtet interes. Kini parasysh se përgjegjësinë kryesore për mbulimin financiar të këtyre mjeteve me vlerë në shërbim, e kemi ne. Kur u lini një botim të interesuarve, mos ngurroni t’i informoni për privilegjin që kanë për të mbështetur veprën mbarëbotërore me anë të kontributeve të tyre.

6. (a) Pse i vlerësojmë kaq shumë botimet tona? (b) Për çfarë na shtyn kjo?

6 Jezui u siguroi ushqim njerëzve në mënyrë të mrekullueshme, por më shpesh i ushqeu ata nga ana frymore. Ai tha: «Njeriu s’jeton vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Jehovait.» (Mat. 4:4) Botimet tona u mësojnë njerëzve të vërteta të rëndësishme që të fitojnë jetën e përhershme. (Gjoni 17:3) Ato janë tepër të vlefshme për t’i shpërdoruar.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo