BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/09 f. 8
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
km 4/09 f. 8

Njoftime

◼ Literatura që do të ofrohet në prill dhe maj: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur të bëni rivizita te njerëzit e interesuar, përfshirë edhe ata që ndjekin Përkujtimin ose ngjarje të tjera teokratike, por që nuk shoqërohen aktivisht me kongregacionin, përpiquni t’u lini librin Çfarë mëson vërtet Bibla? Kini si synim të filloni një studim biblik me këtë libër. Qershor: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Nëse personi e ka këtë libër, mund të ofroni një nga librat më të vjetër që kongregacioni ka gjendje. Korrik dhe gusht: një nga këto broshura ose të tjera që kongregacioni ka gjendje: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, Qëndroni vigjilentë!, A duhet të besosh në Trinitet? dhe Çfarë ndodh me ne kur vdesim?

◼ Do të bëhet një përpjekje e përbashkët për të lajmëruar kongreset krahinore dhe ndërkombëtare që do të mbahen në mbarë botën në vitin 2009. Lajmëtarët do të kenë mundësinë të shpërndajnë një ftesë të veçantë në territor. Fushata duhet bërë gjatë tri javëve para kongresit ku është caktuar kongregacioni.

◼ Distinktivët për kongresin do t’u jepen të gjithë lajmëtarëve nëpërmjet kongregacionit. Delegatët e kongreseve ndërkombëtare do të përdorin të njëjtin distinktiv.

◼ Të gjitha kongregacionet dhe grupet duhet të porositin brenda datës 1 qershor këto botime në gjuhën shqipe: Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë 2010 dhe Kalendari 2010. Për këtë qëllim, ju lutemi të përdorni formularin S-14 për kërkesën e literaturës. Ju nxitim që t’i porositni këto botime duke mbajtur parasysh nevojën e lajmëtarëve dhe të atyre që studiojnë me ta, si edhe kontributet për të mbuluar koston e botimeve.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo