Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në mars: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Bëni përpjekje të veçanta për të filluar studime biblike. Prill dhe maj: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur të bëni rivizita te njerëzit e interesuar, përfshirë edhe ata që ndjekin Përkujtimin ose ngjarje të tjera teokratike, por që nuk shoqërohen aktivisht me kongregacionin, përpiquni t’u lini librin Çfarë mëson vërtet Bibla? Kini si synim të filloni një studim biblik me këtë libër. Qershor: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Nëse personi e ka këtë libër, mund të ofroni një nga librat më të vjetër që kongregacioni ka gjendje.
◼ Numrat e rinj të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! duhet t’u jepen lajmëtarëve sapo të vijnë në kongregacion. Kjo do t’u japë mundësinë lajmëtarëve të njihen me përmbajtjen e tyre para se t’i ofrojnë në shërbim.