Fushatë speciale me rastin e Përkujtimit
1. Çfarë do të bëjnë lajmëtarët e Mbretërisë në mbarë botën duke filluar nga 21 marsi 2009 dhe pse?
1 Të enjten më 9 prill 2009, adhuruesit e Perëndisë Jehova në mbarë botën do të mblidhen së bashku për të kujtuar aktin më të madh të dashurisë për njerëzimin. (Rom. 5:6-8) Mezi presim që bashkë me ne të jenë edhe miliona të interesuar kur të përkujtojmë vdekjen e Jezuit. Duke filluar nga 21 marsi, në mbarë botën do të shpërndahet një ftesë e veçantë për Përkujtimin.
2. Çfarë duhet të kemi parasysh kur i japim ftesën dikujt?
2 Çfarë duhet të kemi parasysh: Të përdorim sa më mirë figurat, pyetjet dhe shkrimin e cituar në ftesë. Për shembull, mund t’i referohemi figurës në faqen e parë dhe të themi: «Duam t’ju ftojmë që të kujtoni bashkë me ne vdekjen e Jezuit të enjten më 9 prill 2009.» Pastaj t’i referohemi titullit të ftesës dhe pyetjeve poshtë tij. T’ia bëjmë të qartë se mund të marrë me vete edhe familjen ose këdo tjetër që dëshiron.
3. Çfarë mund të bëjmë për të nxitur interesin pasi kemi dhënë ftesa gjatë fushatës?
3 Nëse kongregacioni ka një territor të madh, pleqtë mund të na udhëzojnë t’i lëmë ftesat edhe në shtëpitë ku nuk gjejmë njeri. Në fundjavë, përveç ftesës, të ofrojmë edhe revistat. Të vëmë si synim të ftojmë rivizitat, studentët e Biblës, të afërmit, shokët e punës e të shkollës, fqinjët dhe të njohur të tjerë. Vjet, një motër ftoi 30 të afërm dhe pastaj i kujtonte herë pas here për rëndësinë e këtij rasti. Sa e lumtur ishte kur në Përkujtim erdhën 25 veta dhe katër prej tyre më vonë pranuan një studim biblik.
4. Çfarë planesh duhet të bëjmë që tani dhe pse?
4 Të bëjmë plane që tani: Shumë lajmëtarë mund të rritin shërbimin gjatë marsit dhe prillit. Nëse keni fëmijë ose studentë biblikë që po bëjnë përparim, ky mund të jetë një rast i shkëlqyer për të filluar si lajmëtarë të papagëzuar. Tani është koha të bëjmë plane për të marrë pjesë sa më plotësisht në këtë fushatë që lajmëron për përkujtimin e dy shprehjeve më të mëdha të dashurisë.—Gjoni 3:16; 15:13.