Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në janar: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Nëse i zoti i shtëpisë tashmë e ka këtë libër, mund t’i ofrohet një nga librat më të vjetër që janë gjendje në kongregacion. Shkurt: të ofrohet një nga librat e mëposhtëm, nëse disponohet: A ka një Krijues që interesohet për ju?, Sekreti i lumturisë familjare, ose Bibla—Fjala e Perëndisë apo e njerëzve? Mars: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Bëni përpjekje të veçanta për të filluar studime biblike. Prill: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur të bëni rivizita te njerëzit e interesuar, përfshirë edhe ata që ndjekin Përkujtimin ose ngjarje të tjera teokratike, por që nuk shoqërohen aktivisht me kongregacionin, përpiquni t’u lini librin e ri Çfarë mëson vërtet Bibla? Kini si synim të filloni një studim biblik me këtë libër.
◼ Duke filluar nga java e parë e muajit mars, fjalimi publik për mbikëqyrësit qarkorë do të ketë titullin: «Hidhni poshtë fantazitë e botës, ndiqni realitetet e Mbretërisë.»
◼ Kongregacionet duhet të marrin masat e nevojshme për të mbajtur Përkujtimin, i cili këtë vit bie të enjten, më 9 prill, pas perëndimit të diellit. Megjithëse fjalimi mund të fillojë më herët, kalimi i simboleve nuk duhet të fillojë para perëndimit të diellit. Për këtë arsye, të gjitha kongregacionet në Shqipëri e në Kosovë do t’i kalojnë simbolet pas orës 19.20. Çdo kongregacion duhet të përpiqet ta mbajë më vete Përkujtimin. Nëse të njëjtën Sallë Mbretërie e përdorin disa kongregacione, ndoshta një ose më shumë kongregacione mund të gjejnë një ndërtesë tjetër për atë mbrëmje. Në qoftë se është e mundur, sugjerojmë një interval të paktën prej 40 minutash midis programeve, në mënyrë që të gjithë të nxjerrin plotësisht dobi nga shoqërimi me njëri-tjetrin pas Përkujtimit.