Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në dhjetor: libri Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë. Nëse personi thotë se ka fëmijë, ofroni librin Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Janar: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Nëse personi e ka këtë libër, mund t’i ofrohet një nga librat më të vjetër që janë gjendje në kongregacion. Shkurt: të ofrohet një nga librat e mëposhtëm, nëse disponohet: A ka një Krijues që interesohet për ju?, Sekreti i lumturisë familjare, ose Bibla—Fjala e Perëndisë apo e njerëzve? Mars: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Bëni përpjekje të veçanta për të filluar studime biblike.
◼ Që nga java që fillon më 23 shkurt 2009, në Studimin e Librit të Kongregacionit do të studiojmë librin Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë. Në atë periudhë, në kongregacione duhet të ketë një numër të mjaftueshëm kopjesh të këtij botimi, madje edhe kopje me shkronja të mëdha.