Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në nëntor: pas përfundimit të fushatës, libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Bëni përpjekje të veçanta për të filluar studime biblike. Dhjetor: libri Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë. Nëse personi thotë se ka fëmijë, ofroni librin Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Janar: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Nëse personi e ka këtë libër, mund t’i ofrohet një nga librat më të vjetër që janë gjendje në kongregacion. Shkurt: të ofrohet një nga librat e mëposhtëm, nëse disponohet: A ka një Krijues që interesohet për ju?, Sekreti i lumturisë familjare, ose Bibla—Fjala e Perëndisë apo e njerëzve?
◼ Të gjithë lajmëtarët nxiten të plotësojnë kartën Deklaratë/Shfajësim mjekësor paraprak dhe dokumente të tjera personale me vlerë ligjore, nëse nuk e kanë bërë akoma. Kjo kartë mbron të drejtën tuaj për të mos pranuar transfuzion gjaku. Pleqtë do të japin ndihmën e tyre në varësi të rastit.—Shih shtojcën te Shërbimi ynë i Mbretërisë, nëntor 2006.
◼ Në tre kongreset krahinorë që u mbajtën gjatë verës në Shqipëri, u arrit një maksimum i ri prej 5.503 të pranishmish. Gjithsej pati 142 të pagëzuar.
◼ Gjatë vitit të shërbimit 2008, në Shqipëri u pagëzuan 279 veta. Numri në rritje i studimeve biblike tregon se edhe shumë të tjerë mund të pagëzohen gjatë këtij viti të shërbimit.
◼ Duke filluar nga 1 janar 2009, termi «mbikëqyrës drejtues» nuk do të përdoret më. Ky caktim tani do të emërtohet «koordinator i trupit të pleqve».