Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 27 tetor 2008. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 1 shtator deri më 27 tetor 2008.
CILËSITË ORATORIKE
1. Si mund t’i kuptojmë arsyet pse njerëzit besojnë diçka? [be f. 259 par. 2, 3]
2. Si mund ta ndihmojmë dikë t’i largojë nga zemra paragjykimet ose urrejtjen? [be f. 260 par. 2]
3. Si t’i ndihmojmë studentët të shqyrtojnë zemrën e tyre që të forcojnë marrëdhënien me Perëndinë? [be f. 261 par. 3]
4. Çfarë duhet të mbajmë parasysh ndërsa përpiqemi t’u prekim zemrën dëgjuesve? [be f. 262 par. 5]
5. Pse duhet t’i kushtojmë vëmendje kohëmatjes në mbledhjet e kongregacionit? [be f. 263 par. 1, 3, kutia]
FJALIMI NR. 1
6. Ç’e nxiti Pavlin të shkruante letrën e tij të parë drejtuar korintasve? [si f. 210 par. 3]
7. Cilat ishin disa nga arsyet që e nxitën Pavlin të shkruante letrën e tij të dytë drejtuar korintasve? [si f. 214 par. 1-2]
8. Ç’pikëpamje duhet të kenë të krishterët për shërbimin? [si f. 216-217 par. 18]
9. Si mund ta fitojmë sot miratimin e Jehovait dhe të bëhemi burim gëzimi për vëllezërit, njësoj si vëllezërit në Filipi? [si f. 225 par. 12]
10. Ç’efekt pozitiv kishin Pavli dhe shokët e tij në kongregacionin e Selanikut? [si f. 231 par. 13]
LEXIMI JAVOR I BIBLËS
11. Çfarë do të thotë që ‘t’i dorëzohet [i ligu] Satanait, që të shkatërrohet mishi, por që fryma të shpëtojë’? (1 Kor. 5:5) [w08 15/7 «Fjala e Jehovait është e gjallë—Pika kryesore nga letrat drejtuar Korintasve»]
12. Sa «herë» duhet përkujtuar vdekja e Jezuit dhe ‘deri kur’? (1 Kor. 11:26) [w08 15/7 «Fjala e Jehovait është e gjallë—Pika kryesore nga letrat drejtuar Korintasve»]
13. Cili vegim përmendet te 2 Korintasve 12:2-4 dhe kush mund ta ketë parë? [w04 15/10 f. 8 par. 4; f. 10 par. 9]
14. Pse e krahasoi Pavli Ligjin e Moisiut me një ‘edukator që çon te Krishti’? (Gal. 3:24) [w08 1/3 f. 18-21]
15. Ç’donte të thoshte Pavli kur u lut që ‘fryma, shpirti dhe trupi i vëllezërve të ruheshin’? (1 Sel. 5:23, Kristoforidhi) [w08 15/9 «Fjala e Jehovait është e gjallë—Pika kryesore nga letrat drejtuar Selanikasve dhe Timoteut»]