Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 1 korrik
«A mendoni se njerëzit mund të kenë një marrëdhënie të ngushtë me Perëndinë e Plotfuqishëm? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë Veprat 17:27.] Ky artikull tregon përse mund të jemi të sigurt se Perëndia dëshiron të afrohemi me të. T’ia drejtojmë vëmendjen në artikullin që fillon në faqen 10.
Zgjohuni! korrik
«Një pjesë e mirë e argëtimeve sot tregojnë se njerëzit po shfaqin gjithnjë e më shumë interes për okultizmin. A mendoni se përfshirja në okultizëm është e padëmshme? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë Ligjin e përtërirë 18:10-12.] Ky artikull tregon se çfarë thotë Bibla për rreziqet e spiritizmit.» T’ia drejtojmë vëmendjen në artikullin që fillon në faqen 10.
Kulla e Rojës 1 gusht
«Problemet e mëdha të mjedisit kanë bërë që njerëzit ta shohin me pesimizëm të ardhmen e tokës. A ndiheni edhe ju kështu? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë Psalmin 37:11.] Kjo revistë nxjerr në pah disa arsye biblike pse duhet të jemi optimistë.»
Zgjohuni! gusht
«Shumë njerëz janë të bindur se planeti ynë është në rrezik për shkak të ngrohjes globale. Si mendoni se do të zgjidhet ky problem? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë Isainë 11:9.] Kjo revistë shpjegon përse nuk ka pikë dyshimi që toka do të mbetet shtëpia e njerëzimit.»